Në bashkëbisedimin me gazetarët këtë të mërkurë, i thërritur nga Lulzim Basha për të diskutuar efektin e parave të krimit e drogës në ekonomi, kreu i PD-së u pyet edhe në lidhje me negociatat me Greqinë për kufirin detar.

“Ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zgjidhje të problemeve me Greqinë, por jemi kundër çdo pazari dhe nuk do të pranojmë kurrë një pazar në kurriz të interesave të shqipërisë. Kemi kërkuar sqarime, sepse të vetmet informacione i kemi marrë nga pala greke”, deklaroi ai.

Basha akuzoi Qeverinë se gënjen kur thotë se nuk janë zhvilluar negociata në nivel teknik pa marrë më parë autorizimin e Presidentit.

“Negociatat janë bërë dhe në stafet e tyre ka patur përfaqësues teknikë edhe në Kretë e Korçë, krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën”, vijoi ai.

Top Channel