“Meçollari” ndez debatin në Komision. Bushati: I certifikuar nga NATO. Paloka: Negociatat në dorë të spiunëve

28/02/2018 14:30

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka treguar në Komisionin e Jashtëm certifikatën e sigurisë së Artur Meçollarit, i cilësuar nga opozita si i papërshtatshëm për të qenë pjesë e grupit negociator me palën greke për çështjen e kufirit detar.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ka thënë se për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve me Greqinë ka marrë nga NATO çertifikatën e sigurisë.

“Po ju them unë për Artur Meçollarin. Ja ku është certifikatë për informacionin e klasifikuar NATO Cosmic. Meqë kam dëgjuar disa jovertebrorë në media, që thonë ca është DSIK, që s’ka informacione të klasifikuara se është në funksion të Edi Ramës. Po NATO në kontroll të Edi Ramës është, që i ka dhënë këtij certifikatën e sigurisë?! NATO Cosmic është informacion që e kanë vetëm një rreth i ngushtë zyrtarësh. Ja certifikata e sigurisë për këtë person, e DSIK, ja dhe certifdikata e Stoltembergut për këtë person”, deklaroi Bushati.
Por, opozita këmbënguli me anë të deputetit Edi Paloka në qëndrimin e saj. Paloka tha se negociatat me Greqinë u janë lënë në dorë spiunëve.

“Jemi këtu sepse u është lënë në dorë spiunëve me gjithë letrat që paraqet ky, që të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë, prandaj jemi këtu”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA