Justin Bieber dhe Selena Gomez, pavarësisht shkrimeve në media, vijojnë lidhjen e tyre më të dashuruar se kurrë.
Këtë herë çifti është fotografuar në Xhamaika, ku do të zhvillohet edhe ceremonia e martesës së babait të Justin, Jeremy.
Çifti është fotografuar duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, gjë e cila hedh poshtë të gjitha dyshimet për një ndarje të mundshme.
Për çiftin, i cili është i lidhur për më shumë se pesë vite, tashmë qarkullojnë edhe thashethemet për një propozim për martesë ndaj Selena Gomez nga ana e Justin.
Dasma mund të konsiderohet si një formalizim i vërtetë i marrëdhënieve në mes Justin dhe Selenës, pasi pjesëmarrja në dasmën e babait të këngëtarit është një tregues i qartë se familja e tij e ka pritur me krahë hapur marrëdhënien e tyre, ndryshe nga familja e Selenës.
Top Channel