Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Durrës dëshmon, sipas Lulzim Bashës, akuzat e hershme të opozitës për lidhjen e krimit me politikën.

“Mafia ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë. Një ngarkesë e vetme 180 mln euro. Epoka e kanabisit tani është pasuruar me heroinën, kokainën dhe pastrimin e parave të pista”, tha Basha.

Kryetari i PD thotë se tani rreziku është ekzistencial për shoqërinë, pasi krimi dhe paratë e krimit janë futur në ekonomi.

“Këtu vjen rreziku ekzistencial për shoqërinë, sepse tani rreziku i kriminalitetit është mbartur drejt politikës dhe ekonomisë. Nuk ka një sektor më të qartë që e shpreh këtë sesa sektori i ndërtimeve. Numri i rezidencave të banimit është rritur me 80 për qind. Po përzihen paratë e krimit dhe drogës me paratë e taksave të shqiptarëve”, thotë Basha.

“Ekonomia shqiptare është në prag katastrofe nëse nuk e ndalojmë tani. Rrezikohen mijëra e mijëra vende pune”, vijoi kryetari i PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA