Ministria e Financave thotë se borxhi publik u ul në 69.9 për qind në vitin 2017, por opozita pretendon të kundërtën.
“Borxhi është rritur, ndërsa interesat kanë rënë. Deri në 2013 interesat kanë qenë pothuajse dyfishi i interesave që janë sot. Borxhi nuk ka rënë, por është rritur. Edi Rama e ka futur Shqipërinë dhe shqiptarët në një borxh më të thellë dhe nuk arrin të justifikojë se përse i ka marrë këto borxhe, sepse nuk ka bërë asnjë vepër madhore. Paratë janë marrë borxh për skema abuzive”, thotë Lulzim Basha.
Sipas Bashës, jo vetëm kaq, por borxhi do të vazhdojë të rritet në mënyrë të fshehtë.
“Shifra që do të paguajmë këtë vit për PPP-të, janë planifikuar 70 mln euro, që do të paguhen për koncesionet korruptive. Ky është borxhi i fshehur”, vijoi ai.
Top Channel