Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili sjell në vëmendje shifrat e INSTAT, të cilat konfirmojnë rritje të vazhdueshme të vdekjeve nga sëmundjet kardiake në moshat e reja.
Vasili ngre pyetjen: Pse shërbeu Check Up, kur këto grupmosha ishin të mbuluara prej saj. Ai thotë se ka kërkuar në Kuvend shifra pas fillimit disavjeçar të check up se sa është ulur vdekshmëria nga kanceri dhe sëmundjet kardiake.
“Përveç entuziazmit oligarkik dhe injorant të xhepave të mbushur të kryeministrit dhe të ministres së tij, nuk kishte asnjë përgjigje profesionale. Këto shifra flasin vetë dhe check up ishte një shpërdorim kriminal i parave të një mjekësie që vuan nga një nivel shume i ulët financimi. Kur shkollëpakësia bëhet bashkë me grykësinë ndodhin vetëm tragjedi”, shkruan Vasili.
Top Channel