Probleme në rrugën e Kombit, rrugët e Kukësit të papastruara
27/02/2018 14:19
Shkollat në Kukës, në pjesën më të madhe të tyre bënë mësim me orare të shkurtuara ose klasat nuk janë hapur fare.
Rrugët e qytetit edhe këtë të martë ishin të mbushura me dëborë duke penguar edhe lëvizjen e mjeteve. Situata u rëndua menjëherë sapo nisën reshjet e dëborës. Problematikë është edhe gjendja në Rrugën e Kombit. Në disa pjesë të saj kalimi është i rrezikshëm, siç është ky segment rrugor që kalon pranë qytetit të Kukësit.
Në pjesën tjetër të saj, Rruga e Kombit kërkon kujdes të madh për shkak të akullit për të cilin duhet që të hidhet kripë në mënyrë të vazhdueshme.
Top Channel