Pa rrugë e pa drita, dëbora izolon fshatrat në Qarkun e Elbasanit

27/02/2018 12:03

Edhe në Qarkun e Elbasanit bora ka sjellë problem duke bllokuar rrugë e pezulluar mësimin në shkolla.

Në disa zona të thella të Librazhdit trashësia e dëborës arrin 50 deri në 70 centimetra. Janë të kalueshme të gjitha akset nacionale përveç aksit Librazhd – Peshkopi, i cili është bllokuar duke izoluar edhe disa fshatra të Bashkisë Librazhd.

Kalohen me zinxhirë akset rurale Elbasan-Labinot Mal, Gjinar e Gracen si dhe disa zona rurale të Librazhdit e Prrenjasit, po ashtu kalohen vetëm me zinxhirë.

Është pezulluar mësimi në Njësitë Administrative Labinot Mal, Gracen, Stëblevë, Qarrishtë e Lunik.

Moti i keq ka sjellë gjithashtu problem me energjinë elektrike, ku pothuajse të gjithë fshatrat e sipërpërmendur janë pa energji.
Nën dëborë sot janë zgjuar edhe qytetet Librazhd, Elbasani e Përrenjasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA