Ndahet nga jeta kirurgia e parë femër në Shqipëri
27/02/2018 23:41
Pasditen e sotme u nda nga jeta doktoresha e njohur, Rushen Golemi, kirurgia e parë femër në Shqipëri.
Ajo kontribuoi për shumë vite në mjekësinë shqiptare, teksa numëron mbi 1500 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa për shumë vite ka qenë Shefe e Shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin ‘Nënë Tereza’ dhe pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë.
Rushen Golemi ka qenë gjithashtu për pak kohë edhe deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është angazhuar edhe në lëvizjen për ndryshimin e sistemit në vitet 90.
Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, i shprehin ngushëllimet familjarëve të Dr. Rushen Golemi.
Top Channel