Mbyllen shkollat në Dibër, në Bulqizë ngrin ujësjellësi

27/02/2018 14:23

Dëbora e rënë gjatë dy ditëve të fundit ka paralizuar jetën e përditshme në Dibër.

Me dëborën që bllokon rrugë e trotuare në Peshkopi të paktë janë ata qytetarë që dalin, ndërsa edhe shkollat janë të mbyllura. Në ndihmë të bashkisë është dërguar edhe një borëpastruese nga Maqedonia.

Trashësia e dëborës në Peshkopi shkon mbi 40 cm, ndërsa në zonat mbi 800 m shkon deri në 1 metër.

E rënduar është situata në Bulqizë ku reshjet e dendura të dëborës sollën stuhi acari të hënën kanë shkaktuar edhe ngrirjen e ujit duke ndërprerë furnizimin nga ujësjellësi. Ndërsa shkollat nuk janë hapur pasi nxënësit nuk mund të shkojnë. Shumë fshatra mbeten ende të bllokuar.

Top Channel