Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 3 ish-zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Dashamir Xhika, Aksel Qurduka dhe Albens Alite mbetën në burg edhe pas apelimit të tyre.

Avokati mbrojtës u tha medieve pas zhvillimit të seancës se, 3 të pandehurit do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë.

Të 3 ata akuzohen për veprën penale të “korrupsionit” dhe të “shpërdorimit të detyrës”, me një dëm ndaj shtetit rreth 80 milionë euro.

Ndërkohë që prokurorja e çështjes thirri për një analizë pune, në lidhje me këtë çështje, dy drejtuesit e Krimit Ekonomik në Policinë e Shteit, Lutfi Minxhozi dhe Hekuran Bregu.

Takimi u krye në lidhje me hapat e tjera dhe bashkëpunimin për thellimin e hetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA