Greqi, bie vula apostile. Jo më legalizim për dokumentet e emigrantëve shqiptarë

27/02/2018 18:29

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Greqisë për tërheqjen e rezervës për vulën apostile ndaj Shqipërisë, me efekt të menjëhershëm.

Tërheqja e rezervës për vulën apostile ka një impakt pozitiv praktik, kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve.

Vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë, për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke, kanë kapur vlerën e 6.7 milionë eurove.

Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi, për çështjet e mbetura pezull prej një kohe të gjatë.

“Përveç impaktit real në jetën e përditshme të qytetarëve, tërheqja e rezervës për vulën apostile, tashmë nga të gjithë vendet anëtarët e BE-së, krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga MEPJ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA