Akulli mbyll shkollat në Lezhë
27/02/2018 14:26
Në Lezhë shkollat janë mbyllur sepse nxënësit nuk u paraqiten këtë të martë.
Arsyeja është nga frika e rrëshqitjes në rruget e mbushura nga debora dhe akulli. Të zënë në befasi pushteti vendor nuk u angazhua për të pastruar rrugët në të cilat kalimi u bë i vështirë që prej mëngjesit e në vazhdim.
Ndërkohë lëvizja në rruget nacionale ka vijuar pa pengesa serioze, por janë të bllokuara rrugët Rreshen-Lurë, Rrëshen- Orosh-Kacinar si dhe rruga drejt fshatrave Gallat e Skuraj në Kurbin.
Top Channel