Kreu i PD-së Lulzim Basha i kërkoi Kuvendit të përfshinte dhe amendamentet e opozitës në ligjin e vettingut të policisë. Në fjalën e tij në seancë Basha tha se duhet vetting edhe i vetë ministrit të Brendshëm, drejtorit të SHKB-së, Pastrimit të Parave etj.
“Ne kemi propozuar një zgjidhje, nga ana teknike le ti grupojmë këto rregulla po janë një vrimë në ujë, nëse kërkohet vetingu i policit roje në Ersekë po në krye të ministrisë së Brendshme ka njerëz të lidhur me krimin si ministri, zv.ministrat, drejtori Pastrimit të Parave, në ministrinë e Financave e shumë të tjerë. Kjo është dilema që duhet të zgjidhim sot. Doni ju veting, përfshiheni amendamentin tonë, votojeni që si pjesë e vetingut të policisë së Shtetit të bëhet veting i thelluar i ministrit, zv. ministrave, drejtor i SHKB, Pastrimit të Parave dhe të tjerëve të rëndësishëm në luftën kundër krimit, që në këto pesë vite e ka kthyer në dasmën e krimit të organizuar”, tha Basha.
Ai akuzoi kryeminsitrin se policia e shtetit është projekti personal i Edi Ramës, “krijoi policinë e tij personale duke emëruar ministrin e Brendshëm një njeri që me vetëdije ishte pjesë e këtij plani, lehtësisht të përdorueshëm”, tha Basha.
Top Channel