Trump: S’duhet të keni frikë t’i kundërviheni shoqatës së armëve

26/02/2018 22:29

Nuk duhet të keni frikë t’i kundërviheni shoqatës kombëtare të armëve. Kështu u tha guvernatorëve presidenti amerikan Donald Trump, disa ditë pas një prej sulmeve me vdekjeprurëse në SHBA, ku 17 vetë u vranë në një shkollë të Floridës.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale, Shoqata Kombëtare e Armëve, një lob i fuqishëm i armeve, e mbështeti republikanin dhe shumë menduan se sugjerimet e kreut të Shtëpisë së Bardhë pas ngjarjes në Florida, ishin rekomandime të kësaj shoqate.

Por të hënën, Trump sinjalizoi gatishmërinë për t’iu kundërvënë aleatëve të tij të vjetër kur u tha guvernatorëve gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, se në qoftë se Shoqata Kombëtare e Armëve nuk i mbështet idetë e tyre, ata nuk duhet të kenë frikë t’i kundërvihen asaj.

Shoqata Kombëtare e Armëve nuk ka komentuar ende lidhur me deklaratën e presidentit. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se autoritetet duhet të përmirësojnë sistemin e paralajmërimin të hershëm për njerëzit e dhunshëm. Duke ju rikthyer kritikave ndaj policit qe nuk kishte reaguar gjatë masakrës në shkollën e Flordias, i pari i Uashingtonit pohoi se në vendin e tij do të ishte vërsulur pa u menduar për të ndalur agresorin edhe nëse nuk do të kishte një armë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA