Në mes të ditës dhe para dyqanit të babait të saj, një person ka rrëmbyer një vajzë vetëm 2 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në Indi dhe vetëm falë kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas arrestimi i autorit.
Babai i vajzës tregon se ishte brenda në dyqanin e tij, ndërsa vajza e vogël ishte duke luajtur, por pas pak momentesh ai e kuptoi se diçka nuk shkonte.
Pas verifikimit të kamerave të sigurisë, babai vuri re se vajza kishte dalë nga dyqani, ndërsa një person e kishte marrë në krah me qetësinë më të madhe.
Babai lajmëroi menjëherë policinë dhe pas 6 orëve u bë i mundur arrestimi i një 28-vjeçari, ndërsa vajza u rikthye të prindërit me shëndet të mirë. Shkaqet që shtynë autorin ta rrëmbente janë ende të paqarta.
Top Channel