Sulmet ajrore të qeverisë siriane mbi një enkalvë të kontrolluar nga rebelëtl vazhdojnë pavarësisht armëpushimit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Qindra njerëz janë vrarë në një javë bombardime mbi zonën e Gutës Lindore që gjendet në adfëri të kryeqytetit Damask. ironikisht sulmet e fundit, përfshirë nga ofensivë nga toka, nisën pak orë pasi OKB miratoi arnmëpushimin 30 ditor që duhej implementuar pa vonesa.
Të dielën Gjermania dhe Franca i bënë thirrje Rusisë që të ushtronte presion mbi qeverinë siriane për të respektuar armëpushimin. Përmes bisedave telefonike, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron i kërkuan ndihmë Vladimir Putinit për implementimin e rezolutës së OKB-së. Nuk dihet se cila ishte zyrtarisht përgjigja e Putin, por ngjarjet në terren në Siri nuk i lënë shumë vend imagjinatës.
Rezoluta e OKB-së u miratua për të lejuar dërgimin e ndihmave dhe për të kryer evakuime mjekësore nga Guta Lindore, por operacionet ndaj grupeve më të mëdha xhihadiste nuk mbulohen nga ajo. Qeveria siriane i konsideron të gjithë ata që janë kundër saj terroristë duke bërë që rezoluta të mos jetë efektivë, pa llogaritur faktin se guta lindore është zona e fundit e kontrolluar nga rebelët pranë damaskut dhe marrja e saj do të ishte një fitore e madhe simbolike për regjimin e Bashar Al Asad. Pak rëndësi kanë qindrat e viktimave brenda një jave apo edhe vetë komenti i kreut të OKB-së Antonio Guterres që tha se Guta lindore është shndërruar në ferrin mbi tokë.
Top Channel