“Sa herë që dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama flet për arritjen e tij më të madhe. I përgjigjet Berisha: Vizat i hoqëm ne që në 2010 04/04 21:57
Gjatë prezantimit të projektligjit për vettingu në polici, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se asnjë politikan i lidhur me grupe kriminale nuk duhet të mbrohet nga imuniteti.
Xhafaj u kërkoi të gjitha forcave politike të bashkohen në këtë kauzë.
“Nëse përfaqësues të politikës, të majtë a të djathtë, janë në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare, asnjë lloj imuniteti nuk do t’i përjashtojë ata nga goditja e ligjit. Për këtë, policia ka mbështetjen time. Kjo është ajo që qytetarët duan dhe presin nga ne. Jemi shumë të vendosur që këtë të bëjmë. Të bashkohemi në një front të vetëm në këtë çështje të rëndësishme”, u shpreh ministri.
Top Channel