Përpjekje për kërkimet private për nëndetësen e zhdukur

26/02/2018 08:46
Ara San Juan

Të afërmit e 44 anëtareve të ekuipazhit të një nëndetëseje të zhdukur argjentinase kanë nisur të grumbullojnë fonde për ta kërkuar në mënyrë private.

Marina e Argjentinës i dha fund kërkimeve për nëndetësen Ara San Juan në Dhjetor, dy javë pasi ajo u zhduk.

Por të afërmit e anëtarëve të ekuipazhit të nëndetëses fatkeqe kanë hapur llogari dhe i kanë kërkuar publikut të gjerë të bëjë donacione. Asnjë gjurmë e mjetit lundrues nuk është gjetur, pavarësisht kërkimeve masive dhe atë që ishin ën bordin e nëndetëses mendohet se kanë vdekur. Por familjet e viktimave kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për ndërprerjen e kërkimeve, madje shumë prej tyre nuk e besojnë versionin zyrtar për zhdukjen e anijes dhe thonë se duan të zbulojnë të vërtetën.

Autoritetet thonë se dyshohet për një keqfunksionim të nëndetëses që mund të ketë rezultuar në një shpërthim, por familjarët e viktimave druhen se po i fshihet e vërteta. Zyrtarisht nuk është ky rasti, por ka raporte që thonë se kur u zhduk pa lënë gjurmë një avion me 300 njerëz në bord, pikërisht MH370, nuk është aspak e zorshme të zhduket një nëndetëse, për më tepër kur qëllimi i kësaj të fundit është pikërisht të mos gjendet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA