Zyrtarisht emrat e negociatorëve me palën greke nuk janë bërë ende publik, por në media kanë nisur të qarkullojnë disa prej tyre.
Pikërisht duke iu referuar këtyre emrave, Sali Berisha thotë se në grupin e negociatorëve është një spiun, që i shërben një vendi tjetër.
“Ministria e Jashtme ka përgatitur grupin e negociatorëve me njerëz të dyshimtë. Në grupin e negociatorëve është një spiun që nuk ka interesa kombëtare. Marrëveshja është e bazuar në vizatimet e këtij spiunimi që i shërben një vendi tjetër”, deklaroi ish-Kryeministri jashtë sallës së Parlamentit.
Sipas Berishës, Edi Rama ka shkelur interesat kombëtare me këtë projekt, ndërkohë që thotë se shpreson ndërhyrjen e Ilir Metës për këtë.
“Të mos lejohet që ky projekt të shndërrohet në një mollë sherri mes dy vendeve. Çështja të zgjidhet në Arbitrazh ose në Hagë”, thotë ai.
Top Channel