Koçi- Berishës: Meçollari luftoi kundër marrëveshjes së detit në 2009

26/02/2018 14:02

Ndaj deklaratës së Sali Berishës ka reaguar zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Koçi thotë se “loja me spiunë është hakmarrje politike e avokatëve të shitjes së detit”.

“Artur Meçollari është një nga ata ushtarakë që luftoi fort kundër marrëveshjes anikushtetuese të detit me Greqinë. U shkarkua si Komandant në detyrë i Forces Detare vetëm 24 orë pasi bllokoi kalimin e Bazës së Bisht Pallës në duart e Fazlliçit dhe bashkëpunëtorëve të tij në klanin Berisha. Fitoi gjyqet me zyrtarët e korruptuar të Saliut dhe kontribuon me dinjitet në FA. Loja me spiunë është hakmarrje politike e avokatëve të shitjes së detit”, shkruan Koçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA