Gattuso, revolucion të thjeshtë dhe fitues te Milani

26/02/2018 18:45

Fitorja kundër Romës në stadiumin “Olimpico” këtë të dielë shenjoi një kujtim nostalgjik për Gennaro Gattuson. Më shumë se 14 vjet më parë, ai ishte në mesfushën e kuqezinjve të një Milani të madh që fitoi 2-1 ndaj kryeqytetasve, me dy gola të Andriy Shevchenkos dhe firmosi sprintin drejt titullit të parafundit të një skuadre që shkroi historinë.

Tani në pankinë, Gattuso ka marrë përsipër rolin e ringritjes së Milanit, në imazh dhe në renditje. Sigurisht që fitorja 2-0 nuk është prelud i një gare drejt titullit, por trajneri mund të krenohet se skuadra ka nisur të reagojë, po mbron mirë dhe po jep surpriza të bukura, si ajo në “Olimpico”.

Numrat janë në krah të Gennaro Gattusos te Milani. 12 rezultate pozitive radhazi, madje në 5 ndeshjet e fundit, Milani nuk ka pësuar asnjë gol. Që prej ardhjes së tij në pankinë, skuadra ka shënuar 23 gola në aksion, nga 26 në total. Cutrone e Calabria kanë shpërthyer me kosto zero dhe tani në sfond është gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Italisë, kundër Lazios.

Ndërkohë, në renditjen e Serisë A, vendi i katërt që të kualifikon në Champions dhe që mbahet aktualisht nga Interi, është vetëm 7 pikë larg. Nëse kjo arritje shoqërohet dhe me kalimin në finalen e Kupës së Italisë, pas barazimit 0-0 në San Siro, sezoni i Gattusos do të jetë më shumë sesa i suksesshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA