“Frymëzohem nga Picasso”

26/02/2018 11:50

Një djalë nga Brighton ka kaluar 10 vitet e fundit duke mbushur trupin e tij me tatuazhe dhe nuk ka kursyer as bebet e syrit dhe gojën.

Eli Ink, 27 vjeç është shndërruar kështu në një ekspozitë lëvizëse, duke qenë se ka vendosur edhe piercing të shumtë në pjesë të ndryshme të trupit. “Mendoj që i vetmi person që do ta kuptojë plotësisht transformimin tim, jam vetë unë”, thotë për “Mail Online”. “Jam i frymëzuar nga Picasso, sidomos arti abstract. Doja të dukesha si një nga personazhet abstrakt në pikturat e Picassos”.

Por ky transformim nuk ka kaluar pa rreziqe. “Edhe kirurgët më të mirë mund të bëjnë gabime duke ndërhyrë te sytë, por modifikimi i trupit është në vetvete një stil jete i rrezikshëm”.

Pavarësisht transformimit drastik, e dashura e tij, Holly, është e çmendur pas tij dhe të vetmit që e shohin shtrembër në rrugë janë mosha e tretë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA