Ivanka Trump-it nuk i ka pëlqyer pyetja lidhur me akuzat për ngacmime seksuale kundër të atit.
Kur gazetarja e “NBC News” e pyeti nëse i besonte grave që kishin ngritur pretendime të tilla për babain e saj Donald Trump, Ivanka reagoi e bezdisur.
“Nuk mendoj se kjo është një pyetje që mund t’ja bësh vajzave për baballarët e tyre. E besoj babain tim, e njoh atë. Kështu mendoj se kam të drejtë që si vajzë të besoj versionin e pohuar prej tij”, tha Ivanca
Shume gra e kanë akuzuar Trump-in se i ka puthur ose ngacmuar pa miratimin e tyre para se të bëhej president. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë i hedh poshtë pretendimet. Gjatë fushatës elektorale manjati i pasurive të patundshme kërcënoi t’i padiste disa prej grave që e akuzonin, por nuk e bëri kurrë këtë.
Komentet e Ivanka Trump gjatë intervistës së transmetuar të hënën erdhën në fund të Lojërave Olimpike në Korenë e Jugut. Ndërsa gjendej atje, ajo u takua me presidentin koreanojugor për të diskutuar lidhur me sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut.
Kjo nuk është hera e para që Ivanka Trump pyetet për sjelljet e papërshtatshme të babait të saj ndaj grave. Gjatë një aktiviteti në Berlin në vitin 2017, ajo u fishkëllye nga audienca pasi e quajti të atin një mbrojtjes të flaktë të të drejtave të grave.
Top Channel