Një delegacion koreano-verior, i udhëhequr nga një gjeneral i cili në të shkuarën akuzohet për një sulm ndaj koreano-jugorëve, ka shkuar në Korenë e Jugut për ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike “Pyeongchang 2018”.
Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga vendasit. Gen Kim Yong-chol fajësohet për një sulm ndaj një luftanijeje koreano-jugore në vitin 2010, si pasojë e të cilit humbën jetën 46 marinarë. Koreja e Veriut mohon të ketë pasur gisht në këtë sulm, por familjarët e viktimave dhe kryeministri i Koresë së Jugut u bashkuan për një protestë, duke u munduar të bllokojnë kalimin e gjeneralit në kufi.
Në Olimpiadë, të dy Koretë marshuan nën të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes dhe skuadra e femrave të hokejit përbëhej nga koreano-jugore dhe koreano-veriore.
Gjithsesi, gadishulli korean vazhdon të mbetet i ndarë që nga lufta e periudhës 1950-1953 dhe të dyja krahët nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje me njëra-tjetrën.
Top Channel