Basketboll, Kosova shkon në Lituani pa kapitenin

25/02/2018 14:27

Përfaqësuesja e Kosovës në basketbollin e meshkujve do të detyrohet të llogarisë forcat pa një element thelbësor në ndeshjen e javës që vjen, përballë një kundërshtari të fortë si Lituania.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha do të mungojë kundër formacionit balltik për ndeshjen eliminatore që do të nxjerrë dhe ekipet e kualifikuara në Botërorin e vitit të ardhshëm në Kinë. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Dardan Berisha ka pësuar një lëndim të muskujve të këmbës dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij në ndeshjen e së hënës kundër Lituanisë. Dëmtimi që pësoi basketbollisti kosovar kundër Lituanisë të premten e privon kështu nga një impenjim i rëndësishëm.

Dardan Berisha do të rikthehet në Çeki për të vazhduar rehabilitimin pranë klubit të tij, Nymburg.

Ndeshja mes Lituanisë dhe Kosovës zhvillohet të hënën në orën 18:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA