Rehabilitimi i Gjanicës, IKMT shemb godinën 4-katëshe
24/02/2018 13:59
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit hodhi në erë me shpërthim të kontrolluar, objektin e 5-të në Fier, në kuadër të projektit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.
Për shembjen e tij u përdorën 5 kg lëndë eksplozive ndërsa sipas informacioneve nuk janë regjistruar dëme në objektet pranë godinës 4-katëshe.
Top Channel