Në Kukës është organizuar kampionati lokal i skive. Në kuadër të promovimit të turizmit malor, ky aktivitet u zhvillua në Shishtavec.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu tha se promovimi i vlerave më të mira të zonës dhe zhvillimi i turizmit malor, në veçanti, janë prioritet i padiskutueshëm i Bashkisë, duke i ftuar të gjithë biznesmenët të investojnë në fushën e turizmit.

“Shishtaveci është në 100 fshatrat e përzgjedhur. Ne kemi listuar rreth 15 projekte, kështu që përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje biznesit. Tashmë Bashkia e Kukësit ka një paketë fiskale shumë dashamirëse, e sidomos ata që janë vendas, por edhe ata nga emigracioni të vijnë në vendin e tyre për të investuar, sepse ky vend është i mrekullueshëm”, tha Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Në këtë kampionat morën pjesë skiatorë të grupmoshave të ndryshme dhe për fituesit u ndanë certifikata e çmime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA