Spalletti karikon Interin: Fitorja kundërshtari i vetëm

23/02/2018 17:55

Inter pret Beneventon këtë javë, skuadrën e fundit në klasifikimin e Serie A, por dimri i vështirë që po kalon Interin i ka dhënë shumë vlerë kësaj ndeshjeje.

Trajneri Spalletti po rigjen edhe të munguarit Miranda dhe Icardi, edhe pse për kapitenin është në dyshim që ta hedhë në fushë nga minuta e parë. “Nuk e di nëse do të aktiviohet nga fillimi, pasi nuk dua të rrezikoj. Është e vërtetë që janë rikthyer me grupin, ashtu si edhe Rafinha dhe Borja. Edhe Miranda nuk i ka 90 minuta, megjithatë do të analizojmë gjithçka para ndeshjes. Rafinha nuk është stërvitur mire gjatë javës”, deklaroi në konferencën për shtyp Spalletti.

Trajneri i Inerit më pas foli edhe për gjendjen e skuadrës. “Kundërshtari ynë i vetëm është fitorja. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje: do përballemi me Beneveton, por edhe nëse do të ishte Real Madrid njësoj do ishim përgatitur, pasi kundërshtari ynë është fitorja. Është e vërtetë që jemi skuadra që vrapon më shumë, por kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka kualiteti i vrapimit. Vrapohet, po mbërrin pas kundërshtëri dhe kjo është banale. Por mos harrojmë, shumë rëndësi ka aspekti psikologjik. Tifozët na ndjekur që nga fillimi dhe tani varet gjithçka nga reagimi ynë”, tha Spalletti.

 Objektivi i vetëm i Interit në këtë sezon mbetet kualifikimi në Champions, por tani gjithçka po bëhet edhe më vështirë me zbritjen në vendin e 5 dhe afrimin e Milanit. “Nuk varet gjithçka nga vetëm nga ne. Por rezultatet e dobëta që kemi bërë duhet të kalohen, me punë dhe në mënyrën e duhur dhe unë ja kam treguar këtë gjatë këtyre ditëve futbollistëve të mi. Nuk besoj se skuadra ka rënie fizike, më shumë është një aspekt jo i mirë psikologjik. Duhet më shumë vendosmëri, sepse profesionalizmi nuk diskutohet”, tha Spalletti, që ndër të tjera u shpreh i kënaqur me fjalët e Sabatinit për besimin që kanë ndaj tij dhe projektit të cilin që po ndërtojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA