Votimi në mesnatë në Kuvend, BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës Prej mesnatës së të mërkurës, Ambasada amerikane në Podgoricë ruhet nga Forca të Armatosura. Policia malazeze, në një konferencë për mediet, tha se për zbardhjen e sulmit me granatë po bashkëpunohet edhe me Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe për momentin nuk është klasifikuar si vepër terroriste.
Gjithashtu është ushtruar kontroll edhe në banesën e autorit Dalibor Jaukoviç, i cili pas sulmit vrau veten dhe u identifikua nga analiza e ADN-së. Autoritetet nuk kanë ende një pistë të mundshme mbi motivet e ngjarjes, ndërsa po hetohet e kaluara e 43-vjeçarit.
Po hetohet gjithashtu nëse ai ka pasur bashkëpunëtorë për realizimin e sulmit me granatë. Jaukoviç nuk rezulton të jetë ndaluar më parë nga policia për kryerjen e ndonjë vepre penale. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, për të zbuluar nëse kohët e fundit ka shfaqur apo jo probleme mendore.
Ndërkohë policia malazeze garanton rendin dhe sigurinë në ambasadat e tjera të vendit.
Top Channel