Parku Kombëtar i Qafështamës po kthehet në një destinacion të vërtetë turistik, duke ofruar një mozaik natyror dhe kulturor për qindra pushues.
Pjesë e vargmalit të Skënderbeut, dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes, mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane..
Për vitin 2017, ky park u vizitua nga 8500 turistë. Pjesa më e madhe janë nga vendet Europës Perëndimore, si Gjermani dhe Austria.
Së fundmi, Parku Kombëtar i Qafështamës, po shihet si destinacioni më i kërkuar dhe për të apasionuarit e jetës së egër, ku i pagëzuar si “Shtegu i Skënderbeut” po vizitohet çdo fundjavë nga qindra turistë. Iternerari mbyllet me Kroin e Nënës Mbretëreshe, me ujin që vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez.
Top Channel