Pezullimi nga Ministria e Mjedisit, punonjësit e guroreve të Skraparit në protestë
22/02/2018 11:57
Rruga kombëtare Berat-Skrapar është bllokuar nga punonjësit e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit.
Drejtuesit e firmave dhe punonjësit e gurit dekorativ janë duke protestuar duke mos lejuar asnjë mjet drejt Skraparit.
Bllokimi është bërë në dalje të Beratit në lagjen e quajtur “Uznovë e Madhe”. Ata e konsiderojnë të padrejtë vendimin për pezullimin e punës në Malin e Tomorit.
Top Channel