Vitin e Ri Hënor, turistët kinezë vendosën ta festojnë duke përshkuar urën e qelqtë më të gjatë në botë, në rajonin e Henanit.

Ura përbëhet nga 1.000 panele xhami, shtrihet në një gjatësi prej rreth 500 metrash, e gjendet 158 metra mbi tokë.

Mijëra njerëz mbërrijnë çdo ditë në qytetin Xuchang për të përshkuar urën e varur, e cila simbolizon një dragua që fluturon përmes luginës.

Ajo mund të mbajë deri në 2.000 njerëz, por autoritet lejojnë vetëm 500 persona të kalojnë njëkohësisht.

Turistët e guximshëm mund të ecin mbi panelet prej xhamit 2.4 cm të trasha, që duken sikur thyhen gjatë shkeljes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA