Mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e së shkuarës vazhdon në Shqipëri. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje janë implementuar me mangësi. Gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar.

Rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky është përshkrimi për Shqipërinë në raportin më të fundit të “Amnesty International” për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, 2017-2018.

“Amnesty” ndalet te kriza politike që parapriu zgjedhjet e vitit të kaluar dhe protestat e Partisë Demokratike në opozitë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan për disa incidente të presionit mbi votuesit dhe blerje të mundshme votash. Për sa i përket sistemit të drejtësisë, masat për të garantuar pavarësi gjyqësore janë implementuar pjesërisht, thuhet në raport.

Në qershor u dërgua në Gjykatën Kushtetuese ligji i “vettingut”, që synon të garantojë pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve nga krimi i organizuar.

Në një rast të paraqitur në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, qeveria ra dakord të rihapë hetimin për rastin e 4 protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit 2011. Një pagesë prej mbi 100 mijë eurosh, si formë kompensimi, është ndarë mes të afërmve të dy viktimave.

Sulmet fizike mbi gazetarët investigues përmenden po ashtu në raport, si edhe paditë për shpifje ndaj dy gazetave të ngritura nga gjykatësi Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, që sipas komunitetit të gazetarëve synonin të frikësonin gazetarët investigativë dhe inkurajonin vetëcensurën.

Më tej, raporti ndalet te të drejtat e komunitetit LGBT, ku denoncon diskriminimin në punësim, te të drejtat e emigrantëve, ato kulturore, ekonomike e sociale, si dhe te dhuna ndaj grave, ku specifikisht përmend rastin e gjykatëses së vrarë, Fildeze Hafizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA