Gjatë vizitës së tij në vendet Baltike, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u ndal në Letoni, ku u takua me homologun e tij, Edgar Rinkevics.

Një vëmendje e veçantë në takim u kushtua procesit të integrimit evropian, impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij. Mësohet se ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave në Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ndërkohë, ministri Rinkevics konfirmoi qëndrimin mbështetës të Letonisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë gjatë këtij viti.

Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me kryetaren e Saeima-s letoneze, Inara Murniece, me kryetaren e Komitetit për Punët e Jashtme, Lolita Cigane, të cilat i njohu me progresin dhe aspiratat e Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë qëndrimit në Letoni, Ministri Bushati zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake të NATO e FP, në Adazi, ku po shërben kontingjenti i dytë i FARSH, me një togë EOD me 18 ushtarakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA