Në rrugën nacionale Berat-Fierin nuk investohet prej afro 30 -vjetësh.

Pika më problematike është në Qafën e Sqepurit – Rroskovec -Kutalli, ndërkohë që aksi rrugor nga fshati Kutalli deri në afërsi të fshatit Velmish, është bërë krejtësisht e pakalueshëm si pasojë e gropave të mëdha në të gjithë gjatësinë e saj dhe shkarjes së rrugës në pjesë të ndryshme.

Janë 13 kilometra rrugë në gjendje të mjeruar nga Poshnja në Fier dhe më problematike janë 7 kilometra rrugë që lidhin Kutallinë me Velmishin.

Kjo rrugë është një ndër akset më të rëndësishme rrugore në Qarkun e Beratit, pasi çdo ditë në të qarkullojnë qindra mjete,dhe banorët e dy qarqeve transportojnë mallra e produkte të zonës drejt tregjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA