“Pyeongchang 2018”, jepen të tjera medalje olimpike

21/02/2018 10:15

Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeonchangut kanë regjistruar fitues të tjerë medaljesh. Në garën e stafetës së përzier në Biatlon, triumfi ishte për skuadrën e Francës me 1 orë 8 minuta e 34.3 sekonda. Në vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë u rendit Norvegjia, ndërsa medaljen e Bronztë e fitoi Italia.

Në Patinazhin artistik, vallëzimi i lirë për çifte medalja e artë u shkoi kanadezëve Tessa Virtue dhe Scott Moir me 206.07 pikë të grumbulluara. Medaljen e argjendtë e fitoi cifti francez Papadakis/Cizeron, ndërsa në vendin e tretë u renditën amerikanët Alex dhe Maia Shibutani.

Kanadaja fitoi medalje të artë edhe në disiplinën Ski Halfpipe për femra nëpërmjet Cassie Sharpe me 95.8 pikë. Sharpe la pas saj francezen Marie Martino dhe amerikanen Brita Sigourney që fituan respektivisht medaljen e argjendtë dhe të bronztë.

Në stafetën 3000 m për femra në Patinazhin e Shpejtësisë në pistë të shkurtër, medalja e artë i shkoi Koresë së Jugut, në vendin e dytë u rendit Italia, ndërsa e treta u rendit Holanda. për t’u theksuar është se pati penalizime për Kanadanë dhe Kinën me këtë të fundit që në fund të garës u rendit e para. Në tabelën e medaljeve vazhdon të kryesojë Norvegjia me 11 medalje ari, 11 argjendi dhe 8 bronzi. në vendin e dytë është Gjermania me 11 medalje të arta, 7 të argjendta dhe 5 të bronzta, ndërsa e treta është Kanadaja me 9 medalje ari, 5 argjendi dhe 6 bronzi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA