Renato Arapi prej pothuaj 2 vjetësh luan në kampionatin turk me Boluspor dhe njohja me shumë futbollistë të tjerë të huaj i ka dhënë mundësinë të marrë një dhuratë shumë të veçantë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, futbollisti me orgjinë durrsake ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga shoku i tij i skuadrës Andre Santos. Braziliani, që më parë është aktivizuar te Arsenal, por edhe në kombëtaren e Brazilit, i ka sjellë një faelë të PSG, të autografuar as më pak e as më shumë, por nga Neymar.
Braziliani Neymar autografin e tij e ka bërë nominale dhe sigurisht që Arapi ja ka kthyer me një falenderim në rrjetet sociale brazilianit. Arapi ka qenë një mbrojtës i spikatur në kampionatin shqiptar në vitet e fundit, si pjesë e Skënderbeut. Më parë ai është aktivizuar edhe me Dinamon, Besën dhe Shkumbinin. Arapi numëron edhe 4 ndeshje me ekipin kombëtar.
Top Channel