Turi i planifikuar për në Amerikën e Jugut nisi keq për artistin britanik, Phil Collins.
Ai u ndalua në aeroport nga policia në aeroportin e Rio De Janeiro në Brazil, ku dhe kaloi rreth një orë në dhomat e paraburgimit.
Por cila ishte arsyeja e ndalimit të tij?
Sipas mediave Phil nuk dispononte një vizë pune të rregullt, dokument i cili duhet të paraqitej tek autoritetet braziliane. Por gjithçka u zgjidh shpejt dhe Collins u largua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Galeao pas një ore.
Të enjten ai do të interpretojnë në Maracana në Rio de Janeiro, dhe pastaj do të vazhdojë turneun në Sao Paulo dhe Porto Alegre.
Pas Brazilit, Phil do të shkojë në Meksikë dhe Argjentinë.
Collins u kthye vitin e kaluar për të interpretuar live pas disa vitesh tërheqjeje.
Top Channel