Një sasi prej 55 gramë kokainë, 100 gramë heroinë dhe 4 të arrestuar, janë bilanci i një operacioni antidrogë të kryer me sukses nga Guardia di Finanza e Savonës, në Itali.

Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë, që janë identifikuar si Abedin Begaj, Frederik Zoto dhe Brinsel Xhindoli; si dhe një shtetas italian, Giovanni Battista Bozzano.

Arrestimet dhe sekuestrimi i drogës ka ardhur pas një kontrolli të kryer në një dalje të autostradës në Albisola, e konsideruar si një nga pikat më të ndjeshme që zgjidhet shpesh nga trafikantët e drogës, nga një patrullë policore.

Policia ndaloi një Fiat 600 dhe pasi dyshuan, vendosën të procedonin me kontrollin e automjetit, ku u gjetën 55 granë kokainë.

Pas kësaj ngjarjeje u zhvilluan edhe kontrolle në shtëpitë e të arrestuarve, ku u gjetën edhe 100 gramë heroinë. Të arrestuarit do të merren në pyetje mëngjesin e së premtes, nga gjykatësja e hetimeve paraprake Fiorenza Giorgi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA