Igli Tare konfirmoi përpara ndeshjes me Veronën se mes Lacios dhe Stefan Der Vrij nuk do të kenë një të ardhme bashkë në Romë dhe destinacioni i holandezit duket Milano.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’, agjenti i futbollistit dhe drejtuesit e Interit kanë arritur një marrëveshje 5 vjeçare, me një përfitim prej 4.2 milionë eurosh në sezon, plus bonuset. Por ndërkohë zërat e merkatos për të nuk janë shuar ende dhe ndër skuadrat që synojnë shërbimin e tij janë edhe Barcelona, Chelsea dhe Atletico Madrid.
Për largimin e futbollistit holandez nga Lacio foli edhe trajneri Simone Inzaghi, duke shprehur konsideratë të lartë për të. “Na vjen keq që do të largohet pasi është një futbollist i madh. Ka bërë një tjetër zgjedhje dhe ne do ta respektojmë. Kam folur me të dhe pres që të japë 100% e tij deri në 30 qershor, siç ka bërë në këto 4 vite”.
Top Channel