Prostitucion online nga “Don Bosko”, policia zbulon bazën në Tiranë

20/02/2018 09:17
Foto arkiv

Dy persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në kaudër të operacionit “Chat Line 4” në Tiranë.

Në flagrancë janë arrestuar Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult VVork”, për shfrytëzimi i prostitucionit dhe Met Tali, 25 vjeç, për lëndë narkotike.

Ndërkohë janë proceduar për shfrytëzim prostitucioni A. H., 25 vjeçe, A. L., 31 vjeçe, A. Xh., 22 vjeçe, S. M., 30 vjeçe, A. Sh., 21 vjeçe, A. T., 23 vjeçe dhe E. R., 23 vjeçe.

Janë shpallur në kërkim për mbajtje të lokaleve për prostitucion S. B, 33 vjeçe dhe D. G., 29 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Ëork”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.

Në këtë aktivitet Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me S. B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA