Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e pikës kufitare të Qafë Thanës ka bërë arrestimin provizor të një 45-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë.
Sipas burimeve zyrtare Remzi Emruli ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Zagrebit, më 28 nëntor 2017 ka nxjerrë urdhër arresti për trafikim të lëndëve narkotike.
“Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Zagrebit-Kroaci, me vendim nr 5.K-1634/17-24, të datës 28.11.2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit Penal Kroat”, bën të ditur njoftimi zyrtar i policisë.
Top Channel