Një vijë prej 3 kilometrash me mbetje të shumta është krijuar në bregdetin e Nartës.

Gjatë bregut të detit, në zonën e hidrovorit në afërsi të lagunës së Nartës, janë depozituar mbetjet që Vjosa mori me vete kur doli nga shtrati gjatë reshjeve të fundit.

Sipas ekspertëve, përveç katastrofës në anë të detit këto mbetje sjellin dhe dëme kolosale te peshku në lagunë.

Top Channel