Të tmerruar nga tragjedia e fundit e regjistruar në shkollë, në Floridan jugore, prindërit po shpenzojnë jo pak para për t’u blerë fëmijëve çanta shpine anti-plumb.
“Bullet Blocker” është një kompani me qendër në Masacusets, që shet çantat e fortifikuara me çmime nga 200 në 500 dollarë dhe ka regjistruar një rritje prej 30 për qindësh të shitjeve që nga masakra e të mërkurës në Parkland.
“Mbi 500 çanta anti-plumb janë shitur vetëm të enjten dhe shumica e tyre janë dërguar në Florida”, u shpreh Joe Curran, pronari i firmës.
Çantat e shpinës që peshojnë rreth 2 kilogramë, janë mbushur me kevlar, një fibër e përdorur në jelekët anti-plumb që përdoren nga forcat e rendit.
Çmimet e çantave variojnë ndërkohë që edhe ngjyrat janë të ndryshme. Sipërmarrësi nga Masacusetsi Joe Curran, krijoi Bullet Blocker, një seri çantash shkolle për fëmijët, në 2007, pas masakrës më të madhe të kryer në një shkollë amerikane, asaj të Virxhinia Tech.
Top Channel