Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Gjyqi ndaj të arestuarve për vrasjen e Devi Kasmit është shtyrë për ditën e enjte, pasi nuk ishin lajmëruar të arrestuarit.
Avokati grek i Eftimius Eftimiu, Sakis Kehajoglou tha se shpreson që procesi të zhvillohet mbi prova dhe fakte dhe jo mbi spekulime.
Në gjykatën e Apelit ishte parashikuar që sot të zhvillohej seanca për masën e arrestit, e cila është apeluar nga të arrestuarit.
Devi Kasmi mbeti i vrarë më 29 janar të këtij viti, dhe për këtë u arrestua dhe grupi kriminal, ku greku Eftimiu dyshohet se ka qenë ekzekutori.
Edhe më herët, në një intervistë për Top Channel tha se greku ishte dënuar në Greqi më herët si përdorues droge.
Top Channel