Situata e krijuar nga “fruthi” në vendin tonë ka bërë të mblidhet ditën e sotme Komisioni i Shëndetësisë, ku e pranishme ka qenë zëvendësministrja Rakacolli.

Zëvendësministrja bëri të ditur se rastet e para të të prekurve nga fruthi në vend janë regjistruar më 10 janar të këtij viti, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2 fëmijë.

Rakacolli u shpreh se vetëm në kryeqytet janë regjistruar 132 raste, nga të cilët 74% kanë qenë të pavaksinuar.

Zëvendësministrja theksoi se janë 10 mijë doza vaksinash fruthi që po përdoren.

Top Channel