Reforma e Shërbimeve Administrative për qytetarët nga 56 vite pritje në radhë dhe sportele që harxhonin të gjitha sipërmarrjet sëbashku tashmë janë reduktuar në vetëm një vit.
Kjo fal 13 vërtetimeve të ofruara online në tatime dhe QKB. Tashmë mbi 586 mijë dokumente të printuara në letër, merren lehtësisht online përmes platformës e-Albania. Këto të dhëna u bënë të ditur në konferencën e derregullimit nga ministri i Financave Arben Ahmetaj. E pranishme në këtë tryezë dhe zv. kryeministrja Senida Mesi.
“Do të jetë shumë mirë për sipërmarrjen të vazhdojë të përdoret printimi elektronik për tu larguar nga sportelet e adminsitratës për të fituar kohë dhe kosto është patjetër më e madhe. Dua të nënvizoj qëndrimin se ne do përdorim vetëm QKB si një dritare për autorizimin, licencimin dhe lejet që të kemi një inventar të plotë, të saktë dhe të drejtë të asaj që ndodh në ekonomi”, tha ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Në vetëm dy muaj, janë regjistruar mbi 14 mijë nënshkrime elektronike dhe më shumë se 800 printime me vulë dixhitale në QKB. Vlerësimi në doganë nga 1 shkurti është online, në një qendër unike dhe procedurat janë shkurtuar në 20 minuta, përmes kalimit në kanalin blu.
Një proces i detajuar do të vijojë për reduktimin e lejeve, licencave dhe autorizimeve në QKB. Vlerësimi në qendër do të ofrohet edhe për eksportuesit në 24 orë ndërsa nga shtatori, do të mundësohet gjurmimi në kohë reale i trafikut tregtar.
Top Channel