Orban: Hungaria, bastioni i fundit i krishtërimit në Europë

19/02/2018 12:14

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka ngritur tonet e retorikave të tij populiste para zgjedhjeve të prillit, për të pretenduar se “re të zymta po mblidhen mbi Europë” dhe se “vendi i tij është bastioni i fundit në luftën kundër islamizimit të kontinentit”.

Në fjalimin e tij të përvitshëm para kombit, Orban, që pritet të fitojë mandatin e tretë radhazi, përsëriti pretendimet e tij për sukses në zmbrapsjen e kërcënimeve nga Brukseli, Berlini dhe Parisi për vendin e tij.

“Perëndimi ka hapur rrugën për dobësimin e kulturës së krishterë dhe zgjerimin e islamizmit. Ndërsa ne ia kemi dalë mbanë të ndalojmë botën islamike të na gllabërojë. Ne jemi ata që mendojmë se shpresa e fundit e Europës është krishtërimi. Nëse qindra e miliona të rinj lejohen të shkojnë drejt veriut, atëherë do të ketë presion të jashtëzakonshëm në Europë. Nëse e gjithë kjo vazhdon, në qytetet e mëdha të Europës do të ketë një shumicë myslimane”, tha Orban.

Ai shtoi se emigracioni është në të mirë të zhvillimit të një vendi, po aq sa gripi për shëndetin e njeriut. Edhe ai që mund të konsiderohet armiku personal i tij, financieri hungarezo-amerikan George Soros ishte sërish në shënjestrën e tij.

Orban e akuzon filantropistin se ka përdorur pasurinë e tij për të blerë mbështetje në Bruksel e Perëndim, por edhe në OKB, dhe për ta goditur atë ka miratuar një legjislacion që synon të dobësojë organizatat e financuara nga jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA