Blloku i pallateve “Agimi” i është nënshtruar së fundmi rehabilitimit të fasadave nga bashkia e Tiranës.

Pas më shumë se një dekade, fasadat e pallateve të vjetra kanë filluar që të lyhen sërish, duke u kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët.

Krahas lyerjes dhe riparimeve të fasadës, janë realizuar edhe vepra të mirëfillta arti që i bëjnë mjaft tërheqës për syrin e publikut.

Por cila është historia e pallateve të famshme Agimi në kryeqytet? Duke shfrytëzuar terrenin e lirë, sapo përfundoi objekti i pallatit të Shallvareve, në vitet 1953- 55 u punua për ndërtimin e atyre “Agimi”, paralel në krahun tjetër përgjatë Lanës, që ishin si një vazhdimësi e pallateve të Shallvareve, pasi edhe për to u aplikua e njëjta strukturë arkitektonike. Janë vite ku rritet në mënyrë progresive e të shpejtë numri i popullsisë së Tiranës dhe pikërisht në atë periudhë kërkesa për ndërtimin e pallateve, shtimin i apartamenteve, ishte imediate.

Me pamje krejtësisht veriore, ai bllok ndërtimesh ishte pranë Bllokut të udhëheqjes, ndërsa u ndërtuan nga ish-të dënuarit. Morën emrin “Agimi” si simbolin që përfaqëson kjo fjalë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA